Një vajzë e re, rreth 25-26 vjeçe cila tentoi të hidhej paraditen e sotme nga ballkoni i banesës ku banonte te Shkëmbi i Kavajës në Durrës rezulton që kishte ardhur në Durrës për pushime dhe ishte vendosur në katin e tretë të një pallati në një kompleks banimi te Shkëmbi i Kavajës.

Burime nga policia konfirmojnë për DurrësLajm se në zonën turistike ajo ishte njohur me një shtetas italian, me të cilin kishte nisur bashkëjetesën. Të njëjtat burime theksojnë se e reja ka tentuar të hidhet nga ballkoni i banesës, për motive që ende nuk dihen.

Ngjarja ka ndodhur teksa brenda në banesë ka qenë edhe shtetasi italian, i cili në polici është shprehur i habitur nga veprimi i vajzës me të cilën bashkëjetonte prej disa ditësh dhe ka treguar edhe njohjen mes tyre në Durrës.

Mësohet se vajza maqedonase është dërguar nga policia në ambientet e spitalit psikiatrik në Durrës, pasi dyshohet se veprimi i saj është kryer në momentet e një gjendje depresive, ndërsa shtetasi italian është lënë i lirë.