Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Manskuri të Kavajës, ku policia njoftoi se një grua është gjetur e djegur në një makinë, ndërkohë që i shoqi është gjetur i vetëvarur në pemë.

Dyshohet se bashkëshorti ka djegur për së gjalli gruan e tij, shtetasen Fëllënxa Shirja dhe pas këtij akti makabër 48-vjeçari, shtetasi Bilbil Shirja, është vetëvarur në një pemë.

Çifti Shirja ishte në proces divorci dhe gjyqi do të zhvillohej të hënën. Çifti ishin nga fshati Kryemëdhenj i Golemit, Kavajë.

Të dy ishin prindër të një vajzë 21-vjeçare dhe një djali 17-vjeçar.