Një aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Një çift, që po lëvizte me motor, është përplasur nga një automjet. Aksidenti ëhstë regjistruar pranë ish-Befotrofit të vjetër në Durrës.

Sipas informacioneve të para, mësohet se vajza që ishte pasagjere në motor, është plagosur më rëndë.

Çifti është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.