Erdhën në Durrës për të kaluar fundjavën por pushuesit nga Kosova u helmuan nga ushqimi që kanë konsumuar në një prej restoranteve në zonën e Golemit.
15 shtetasit Kosovar, punonjës të Komunës së Rahovecit, pas ngrënies së drekës patën shqetësime gastroinestinale, dy orë konsumimit të ushqimit.
Ndërkohë qytetarët e helmuar janë dërguar në spitalin rajonal nga ku u transferuan në repartin e Infektivit në Tiranë.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Durrës, i cili ka bllokuar restorantin pasi ka marë mostrat e ushqimeve të konsumuara nga turistët, për të zbuluar shkaqet e helmimit masiv.