Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se 5 pacientë të tjerë, nga Tirana, Fieri dhe Kavaja janë shëruar nga koronavirusi. Sipas saj, të gjithë kanë qenë për më shumë se 2 javë në spitalin Infektiv, madje 2 prej tyre kanë qenë në gjendje të rëndë, megjithatë ia kanë dalë që të shpëtojnë.

“Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga covid-19. Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi. Deri tani 52 të shëruar,”– shkruan ministrja.