Bashkia e Tiranës njofton se nga përplasja e efektivëve me protestuesit, kanë marrë dëmtime fizike disa prej punonjësve të Policisë Bashkiake të cilët kanë marrë ndihmën e parë brenda ambienteve të bashkisë.

“Deri më tani, janë tre punonjës të Policisë Bashkiake që kanë marrë dëmtime me mjete të forta dhe që janë dërguar për të marrë mjekim të specializuar në spital”– bën me dije bashkia.

Gjatë protestës, shoqëruar me thirrje drejtuar Veliajt dhe me deklarata se nuk i lëshojnë banesat ku kanë investuar mundin e jetës, protestuesit pas hedhjes së flakadanëve me ngjyrë blu dhe shashkave drejt efektivëve të policisë, janë afruar dhe kanë nisur përplasjen fizike duke tentuar që të thyejnë kordonin dhe të futeshin brenda godinës së Bashkisë së Tiranës.