Aktorja Egla Ceno, u shpall fituese e “Big Brother Albania VIP 3”, duke e bërë kështu banoren e fundit të shtëpisë, që fiku edhe dritat.

Pasi “rrëmbeu” Çmimin e Madh prej 100 mijë eurosh, me të mbërritur në studio ajo u shpreh:

“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve.

Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin (Tregon jelekun me mbishkrimin: E vogël, e brishtë, e pafajshme).

Karrierën time e kam qëndisur ndër vite, unë jam një aktore teatri, jam shumë e lidhur me teatrin. Ia dedikoj grave, vetes time, në fund të ditës e meritoja”.