Lirimi nga burgu i ish-kreut të bandës së Durrësit, një kompani premton ta marrë në punë si punëtor ndërtimi

14/01/2020 - 18:06

Gjykata e Krujës ka liruar sot me kusht ish-kreun e “Bandës së Durrësit”, një nga emrat e përfolur të botës së krimit, 36-vjeçarin Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burg përjetë. Janë disa arsye ku mbështetet vendimi i Gjykatës, si argumenti se ka kryer 3/4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike.

Ka qenë një kompani ndërtimi, e cila ka dhënë garanci për punësimin e eksponentit të njohur të botës së krimit, nëse ai lirohej nga burgu.

Në kontratën e lidhur mes Dokles dhe kompanisë “Mateo Konstruksion”, kjo e fundit merr përsipër punësimin e ish-të dënuarit pasi të kalojë një periudhë prove prej 3 muajsh.

Sipas kontratës që i premtohet punësimi, kompania me administrator Agim Çakon, merr përsipër të paguajë Doklen 35 mijë lekë të vjetra në muaj si dhe t’i paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Sot më datë 25.10.2019 unë Agim Çako në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k premtoj lidhjen e kontratës së punës si më poshtë vijon:

Shoqëria “Mateo konstruksion” sh.p.k ka si objekt të veprimtarë së saj, fushën e ndërtimit, me ortak të vetëm dhe administrator z.Agim Çako.

Shtetasi Endrit Dokle, atësia Mensur, i datëlindjes 31.12.1983 i identifikuar me Nr. personal 131231038G lindur në Kukës dhe banues në Tiranë është duke vuajtur dënimin pranë IEVP-Fushë-Krujë.

Unë administratori i shoqërisë Agim Çako deklaroj se pas vuajtjes së dënimit prej shtetasit Endrit Dokle, do ta punësoj pranë shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k. me detyrë punëtor ndërtimi.

Kontrata e punësimit midis shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k dhe shtetasit Endrit Dokle pas marrjes në provë për një afat 3 muaj, do të jetë me afat 1-vjeçar me të drejtë përsëritje.

Koha e punës së shtetasit Endrit Dokle në shoqërinë “Mateo konstruksion” sh.p.k do të jetë 8 orë në ditë ose 40 orë në javë”, thuhet në premtimin e dnërtuesit.

Pagesa neto që do të kryhet për punëmarrësin Endrit Dokle nga punëdhënësi “Mateo Konstruksion” sh.p.k do të jetë 35.000 lekë në muaj. Punëdhënësi merr përsipër që të paguajë edhe detyrimet tatimore (sigurime shoqërore dhe shëndetësore, tap)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA kanë ndërmarrë një operacion në zonën e Shijakut.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dy emra konkret prokurorësh për t'u emë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka mbledhur sot Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe eksp

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar paraditen e kësaj të hëne në Presidencë.

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  IX ballë në Ha

Java do të nisë me mot të vranët dhe reshje shiu, duke mos sjellë asnjë përmirësim nga fundjava.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku dy foshnja binjakë vetëm 5 muaj kanë ndërruar jetë. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar

Endrit Dokle është edukuar e ndërgjegjësuar gjatë qëndrimit në qeli nga viti 2005 deri në janar 2020 dhe është i gatshëm të riintegrohet