Lirohet anëtari i grupit kriminal ‘Bajri’

01/04/2020 - 19:35

Krimet e Rënda, që kryen arrestimin e Klaudio Hoxhalliut, në datën 5 mars 2019 shpallën moskompetencë për të hetuar Hoxhalliun dhe Denis Brajoviq.

Nga hetimet nuk është arritur të provohet që dy personat të kenë pasur lidhje me veprat penale apo të kenë qenë përfshirë në veprimtari kriminale për të cilën janë dyshuar anëtarët e tjerë të grupit kriminal ‘Bajri’.

Në këto rrethana, për shkak të rënies së dyshimit për përfshirjen e Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu në formën e bashkëpunimit të veçantë me grupin ‘Bajri’, Prokuroria për Krime të Rënda ka kaluar aktet e dosjes për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës.

Kjo e fundit ka çuar për gjykim Hoxhalliun dhe në muajin 19 dhjetor 2019, Hoxhalliu është dënuar me 1 vit e 7 muaj burg. Në momentin e dënimit Hoxhalliu ka qenë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që 19 ditë pas këtij dënimi Hoxhalliu, është liruar dhe nga ‘arresti i shtëpisë’, vendim ky që është marrë nga gjyqtarja Rexhina Merlika.

Kjo pasi pjesën më të madhe të dënimit që i dha gjykata ky person e ka shlyer gjatë qëndrimin në paraburgim në masën e ‘arrestit në burg’ dhe ‘arrestit në shtëpi’.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një peshkarexhë në Durrës u përfshi nga flakët mesditën e sotme teksa ndodhej 6 milje nga bregu, në drejtim perëndim të Porto Romanos.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, reagoi pas zemërimit që ka shpërthyer në opinionin publik me qëndrimet që mbajti sot, kur justifi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sulmoi të premten në një seancë parlamentare online nënën e një fëmije të dhunuar nga ofice

Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme si

Nëna e djalit 14-vjeçar të dhunuar pak ditë më parë nga efektivët e policisë ka përgënjeshtruar në një intervistë për Abc News deklaratën

Një konflikt mes anëtarëve të grupit të Avdylajve dhe gardianëve të burgut 313, ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të urdhë

Gjatë mbledhjes së komisionit të Sigurisë Kombëtare, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu krahas arritjeve të mëdha të institucioni

Këshilli Bashkiak Durrës ka miratuar pikën 9 dhe 10 të rendit të ditës gjatë mbledhjes online të zhvilluar mesditën e sotme.

Që këtë fundjavë hiqen kufizimet e lëvizjes dhe aktiviteteve të biznesit në çdo zonë, por nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zon

Një peshkarexhë në Durrës u përfshi nga flakët mesditën e sotme teksa ndodhej 6 milje nga bregu.