DurrësLajm ka siguruar listën e objekteve që janë prishur, janë duke u prishur apo janë planifikuar të prishen në ditët në vijim.

Ajo që vihet re është se në listën e godinave që është vendosur të shemben përfshihen banesa private, hotele dhe pallate.

Godinat që do të rrafshohen janë kryesisht në zonat ku lëkundjet e tërmetit 6.3 ballë të së martës shkaktuan më shumë dëme, si në lagjen nr.17, nr.18, në zonën e Plazhit e Shkozetit. Ne ditët në vijim, nga inspektimet në terren, lista mund të shtohet me objekte të reja.

Më poshtë gjeni të plotë listën paraprake me objektet e prishura, ato në proces dhe në ato që do të kryhet shembja e komanduar që nga nesër.