Policia ka identifikuar pronaren e automjetit që është gjetur i djegur pjesërisht në mesnatë në afërsi të stadiumit të Durrësit.

Sipas informacionit paraprak të bluve të Durrësit, bëhet me dije se makina tip “Renault Megane” është në pronësi të shtetases R.Gj., banuese në Shijak.

Policia thotë se mjeti ka qenë i parkuar, nuk është vjedhur.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacioni paraprak 

Më datë 08.10.2019, rreth mesnatës, në lagjen nr.18, Durrës është djegur pjesërisht mjeti i parkuar, tip " Renault Megane" në pronësi të shtetases R.Gj., banuese në Shijak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.