Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se pas mbërritjes së pesë respiratorëve të rinj në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë transferuar mëngjesin e sotëm tre pacientë, duke çuar në katër numrin e të shtruarve.  

Manastirliu bën me dije se dje qeveria vendosi financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga koronavirusi.

“5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me COVID19
Vijojmë forcimin e kapaciteteve qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga COVID19”
, shkruan Manastirliu.