Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat, për vaksinimet që janë kryer ditën e sotme dhe sa gjatë gjithë fushatës së vaksinimit.

Manastirliu shkruan se sot janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, ndërkohë shton se që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë kryer mbi 664 mijë vaksinime.

“Vetëm sot në mbarë vendin janë kryer 11 121 vaksinime.

Ndërsa, nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria buzëqesh’ janë kryer 664 452 vaksinime”, ka shkruan Manastirliu.