Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 3 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Manastirliu shkruan në faqen e saj në Facebook se në total deri tani janë shëruar 18 personel shëndetësor.

POSTIMI I MINISTRES

#COVID-19 Lajm i mirë

Edhe 3 infermierë janë shëruar

Shkon në 18 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë, Durrës, Lezhë 

Deri tani janë 99 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19

#FORCA