Mandati i deputetit i prish martesën Kujtim Gjuzit: Gruaja më kërkoi divorcin

19/04/2019 - 15:38

Teksa pret radhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private. Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, po divorcohet nga gruaja. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Gjuzi ka shpjeguar se ditën e sotme ka qenë një seancë, e cila nuk është  mbajtur.

Deputeti i ardhshëm bën me dije se këto lajme publikohen tani nga armiqtë e tij në politikë, që janë shtuar shumë kohët e fundit.

“Më kanë hyrë edhe në shtëpi, jo vetëm me lajme.  Në datë 19 shkurt kunata ime, motra e gruas më ka nisur një mesazh fyes, shumë fyes dhe unë i kam bërë një kallëzim penal zonjës. Bashkëshortja më ka kërkuar ta tërheq kallëzimin dhe unë i thashë jo, nuk e tërheq.

Të nesërmen, pra me datë 20 shkurt ajo ka paraqitur një kërkesë për divorc. Si unë dhe bashkëshortja jemi ende në një shtëpi, pra nuk është përfundimtare ndarja.

Them që më janë futur në shtëpi, pasi nipi i kunatës dhe gruas time është nënkryetar i bashkisë Shkodër. Kanë ndërhyrë gjithandej me presione dhe kërcënime që unë mos të marrë mandatin”, është shprehur Kujtim Gjuzi në prononcimin dhënë GSH.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar përmes një deklarate, pas lajmeve të publikuara në media për transferimin e Dosjes 184 në Prokurorin

Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar afro 85 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejner

Sipas Meteoalb, sot vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por në zonat malore do të ketë kalime

Pas thirrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Kuvendi ka rihapur garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, e cila është prej muajsh

Është ndarë nga jeta sot në moshën 70-vjeçare gazetari dhe diplomati i njohur shqiptar Maksim Sinemati.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për dosjen 184, e njohur si dosja e përgjimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore

Rradhët e gjata në Poliklinikën e Specialiteteve të ndryshme në Durrës do të jenë një kujtim i keq i së shkuarës.

Tre javë pas nisjes së aksionit anti-informalitet, shkarkohet nga detyra zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar ambasadoren e Greqisë në vendin tonë Eleni Sourani, me Titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit