Gjykata e Apelit në Durrës ka prishur vendimin e parë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit për mosdhënien e mandatit të kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako.

Apeli vendosi të pushojë çështjen, pasi gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë argumentimin se procesi nuk ishte i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike ishte regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë këto zgjedhje nul.

Në seancën e sotme ishte edhe kryebashkiakja Valbona Sako, e cila, pas vendimit të trupit gjykues, tha: “Fitoi verdikti i qytetarëve”.

Gjykata e Durrësit, më 17 korrik, me gjyqtare Mimoza Margjekën, nuk i dha mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos, e cila u shpall fituese në votimet e 30 qershorit.

Ndërkohë, pas një kërkese të bërë nga Partia Socialiste, për njohjen e kryetares së bashkisë së Durrësit, Valbona Sakon, po Gjykata e Durrësit, por me një tjetër gjyqtar, Shpëtim Rekën, vërtetoi dy ditë më vonë, më 19 korrik mandatin e Sakos si kryebashkiake e qytetit të Durrësit.