Mbikalimi i vdekjes në Durrës

19/06/2018 - 12:45

Mbikalimet ofrojnë lehtësi dhe siguri në qarkullimin e këmbësorëve, por ka raste kur ndërtimi i tyre është bërë larg standardeve të duhura, duke u kthyer në problem për qytetarët.

I tillë është edhe mbikalimi në segmentin Plepa-Shkozet të Unazës së Durrësit. "Shumë keq është. Vetëm prej shkallëve që dalin aty ku nuk duhet, ka vdekur një vajzë."

Banorët ndjehen të izoluar dhe shpesh të rrezikuar edhe për shkak të vonesave që u krijohen nga marrja në kohë e shërbimit shëndetësor për të sëmurët, ndërsa për invalidët, personat me aftësi të kufizuara që lëvizin me karrocë me rrota, mbikalimi është krejtësisht i papërdorshëm.

"Të venë rampa për invalidët ose të mundësojnë një rrugë dytësore. Jemi si lagje të persekutuarish. Një karrocë, një të sëmurë nuk ke ku e çon. Del direkt në rrugë", thonë banorët.

Ndërkohë në të dyja anët e tij, pjesët e poshtme të mbikalimit janë kthyer në vend për hedhjen e mbeturinave./TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një bust për Konstantinos Katsifas dhe një rrugë me emrin e tij.

Sa herë që nis e ndërtohet një rrugë e re, parimisht të gjithë banorët dhe qytetarët thonë me gëzim “më në fund”!

“Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar me Ministrinë e Arsimit,

Dy javë pasi mori detyrën, sot ka dhënë dorëheqjen, zv.ministri i Arsimit Taulant Muka.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi ka vizituar punonjësit e Policisë Bashkiake në pavionin e Spitalit të Traumës, të cilët mb

Debati se si ish-kryeministri nacionalist e populist i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i kërkuar nga drejtësia e vendit, arriti të largohej

Nëntoka e detit Jon vijon të lëkundet nga tërmetet që janë aktive prej disa ditësh.

Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët u arrestuan në sajë të operacionit ‘Vol-Vo 4’.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka bërë kallëzim në Prokurori për nxjerrjen e tezës së testimit p

Bashkia e Tiranës njofton se nga përplasja e efektivëve me protestuesit, kanë marrë dëmtime fizike disa prej punonjësve të Policisë Bashk