Mbledhja e përbashkët mes qeverise se Shqipërise dhe Kosovës do të mbahet në Tiranë. Edhe pse më herët ishte lajmëruar që dy qeveritë do të zhvillonin një takim të përbashkët në qytetin e Shkodrës, gjithçka është spostuar në kryeqytet.

Të premten, më datë 2 tetor, në orën 11:00, të dyja qeveritë do të zhvillojnë një takim të përbashkët në Pallatin e Kongreseve. 

Në takimin parashikohet të nënshkruhen 3 marrëveshje, të cilat janë paralajmëruar edhe më herët. 

Ka qenë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj ajo që ka deklaruar se në këtë takim do të nënshkruhet marrëveshja për linjën e përbashkët hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës, hidrocentralin që është parashikuar të ndërtohet në vendin tonë por që do të jetë në shërbim të Kosovës dhe ajo e doganës në Durrës. 

Më herët u raportua se takimi do të mbahej më 25 shtator në Shkodër, por seanca e Kuvendit të Kosovës, bëri që ajo të shtyhej.