Kryetarja e Komitetit Teknik, njëkohësisht edhe zëvendës ministrja e Shëndetësisë është pyetur nga gazetarët se çfarë masash janë marrë për autobusët të cilët mbushen plot me njerëz dhe nuk respektojnë protokollin e sigurisë.

Ajo tha se hipja në autobusë është zgjedhje personale e gjithsecilit, ndërkohë që iu sugjeroi qytetarëve që të zgjedhin orare të përshtatshme.

“Vazhdojmë të kemi fëmijë të infektuar. Ka një përmirësim të lehtë pavarësisht se kemi ende të infektuar. Për kontrollet në urbane, vijojnë të bëhen. Gjithsesi zgjedhja është personale. Nuk arrihet suksesi me forcë. Nuk të detyron njeri të hipësh në urban, kur shihet që është plot nuk hipet. E kuptojmë që njerëzit nxitojnë të kapin oraret e punës, por që duhet të kujdesemi për vetën dhe familjarët. Gjithsesi, inspektoriati është duke punuar”, tha Rakacolli.