Mbytet një fëmijë në plazhin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar mesditën e sotme pranë zonës së quajtur "Iliria" në plazhin e madh.

Vogëlushja e moshës rreth 7 vjeçe u dërgua në urgjencën e spitalit, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se ndërsa është futur për t’u larë, e mitura i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve. Kanë qenë këta të fundit që kanë konstatuar mungesën dhe janë hedhur menjëherë në det për t’i dhënë ndihmë.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, 7-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.

Durrës/ Informacion  paraprak

Më datë 27.08.209, rreth orës 13:40,  ka ardhur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura  E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H., fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.