Me 5 muaj vonesë/ Çohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosja e Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit, Jaeld Çela

20/02/2020 - 10:25

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosjen ndaj Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela. Lajmi u bë i ditur për gazetaren Anila Hoxha nga burime të sigurta pranë Gjykatës së Posaçme qe prej muajsh ishte në pritje të këtij veprimi.

Dosja që përfshin edhe apelimet e palëve u dorëzua me pesë muaj vonesë, pasi sipas ndryshimeve ligjore të reformës duhej bërë njoftimi i të pandehurve. Por për shkak se Jaeld Cela është në kërkim, kjo procedurë ka zgjatur derisa ai ka marrë dijeni përmes avokatit. Sot rreth orës 13:00, Gjykata e Posaçme do hedhë shortin për të përcaktuar trupën që do gjykojë ish-ministrin e Brendshëm dhe Jaeld Celën, të shpallur fajtor për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, gjyqtarja për median, Saida Dollani sqaroi:

Në përgjigje të kërkesës tuaj, regjistruar me nr. 10 Prot., datë 19.02.2020, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:

Procedura e “Dërgimit të akteve”, parashikohet shprehimisht nga neni 419 i K.Pr.Penale, i cili përcakton se, brenda pesë ditëve nga realizimi i njoftimeve, Gjykata që ka dhënë vendimin i dërgon aktet e procedimit dhe të ankimeve në gjykatën që do shqyrtoj çështjen. Pikërisht, bazuar në këtë dispozitë procedurale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas procedurës së njoftimeve ka dërguar aktet e procedimit dhe ankimet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në karantinë prej tre javësh, por pasditja e së premtes ka qenë e veçantë për banorët e lagjes nr.16 në Durrës.

Dhjetëra banorë të komunitetit rom që banojnë në zonën e Nishtullës, janë ndër shtresat më të varfra në Durrës dhe që nuk kanë asnjë mund

“Liria e shtypit nuk duhet të minohet nga masat kundër dezinformimit në lidhje me COVID-19”.

Ministria e Shëndetësisë informon se, në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.

Arrestohet drejtori i ‘Burgut 313’, Eduard Struga, raporton "BalkanWeb".

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton shtetasit shqiptarë në Poloni se për shkak të situatës aktuale me Covid-19, autoritetet

Nga 27 rastet e reja me koronavirus në vend, 12 prej tyre janë nga Shkodra, duke e bërë kryeqendrën e Veriut të tretën pas Tiranës e Durr

Duke filluar nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 5:00, gjithçka do të jetë e mbyllur, dhe asnjë kalimtar nuk do të lejohet të d

Bashkimi Europian përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka akorduar 4 milionë euro në fushën e shëndetësisë në luftën kundër C