“Mëkati” i bashkëjetesës së Xhaferllarit edhe krushqia e PS në Sistemin e Drejtësisë

14/11/2019 - 19:26

Socialistët e kundërshtojnë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit për gjyqtare kushtetuese, jo duke i bërë vërejtje profesionale, por ngaqë sipas tyre bashkëjeton me demokratin Enkelejd Alibeaj. Por brenda socialistëve ka disa raste të ngjashmë, që janë akuzuar, por që gëzojnë postet, si kreu i KLP-së Gent Ibrahimi që është kunat i Mimi Kodhelit, apo kunati gjyqtar i Xhafajt, e deri tek vëlli i Eglantina Gjermenit.

Qysh prej seancës së të hënës, socialistët kanë akuzuar Marsida Xhaferllarin si të papërshtatshme për të qenë gjyqtare kushtetuese.

Socialistët nuk kanë paraqitur ndonjë vërejtje mbi formimin e Xhaferllarit, e cila ka një karrierë të gjatë si ish drejtuese e kodifikimit në ministrinë e drejtësisë apo kryesipektore e Këshillit të Lartë Drejtësisë. Mëkati i vetëm që i përmendet, është jeta e saj sentimentale. Madje për këtë, Arta Marku dhe Ardian Dvorani, i kanë vënë pikë minimale në vlerësim, duke e renditur të fundit në vakancën ku kandidon së bashku me Arta Vorpsin.

Por socialistët nuk janë mbas në sisteminin e të afërmve të tyre në sistemin e drejtësisë, dhe disa herë janë akuzuar nga opozita, por nuk ka ndryshuar asgjë.

Gent Ibrahimi drejton tani Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai është i martuar me motrën e Mimi Kodhelit dhe demokratët e kanë cilësuar emërimin e tij në qeverinë e prokurorëve si një dëshmi e kapjes së drejtësisë nga PS.

Fatmir Xhafaj është akuzuar herë pas herë për vëllain e gruas së vetë, Sokol Berberin, që arriti të bëhej gjyqtar Kushtetues.

Po ashtu Xhafaj është akuzuar që bashkëpunëtorin e tij të vjetër kur ishte ministër i drejtësisë, Ardian Dvoranin, e mbështeti duke e mbajtur si gjyqtar të lartë jashtë mandatit e duke e vendosur në krye të KED-së.

Rastet nuk mbarojnë këtu. Artur Metani, vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni, është aktualisht Avokat i Shtetit. Metani njëkohësisht kandidon për një nga postet më të rëndësishme të drejtësisë së re, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Edhe për këtë, opozita nuk i ka kursyer akuzat.

Familjarët e ministrave socialistë nuk mungojnë as në trupën e vettingut.

Pamela Qirko, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe njëherazi është motra e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. /abcnews.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme në Prishtinë, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka zhvilluar një takim me homologun e saj, Ministrin e A

Shkon në 104 numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Për të disatën herë Greqia shtyn afatin e mbylljes së kufijve me Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës këtë të enjte do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, është e prekur me COVID-19.

Organizata Freedom House me qendër në Uashington tha se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke materializuar shqetësim

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një tjetër mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku ka miratuar kë

Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën m

Përmes një postimi në Facebook, aeroporti i Rinasit ka njoftuar se do të ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korr