Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit, e si pasojë janë djegur edhe dy mjetet të tjera.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në lagjen nr.6 në rrugën “Bashkimi”, ku “Benz”-i me targa “AA 035 MY” ka marrë flakë. Më pas, sipas policisë, dy të tjera që kanë qenë të parkuara aty pranë janë djegur pjesërisht.

Forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë ka nisur puna për përcaktimin e shkakut.