Një lajm i hidhur na vjen nga Izmiri i Turqisë.

Mes viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që shkundi shtetin turk ditën e djeshme është dhe një grua shqiptare e Kosovës, e cila ishte shpërngulur që herët në vitin 1954 në Turqi.

E ndjera është Nazmiye Doraya (Nazmie Doraja) 62 vjeçe nga Prishtina. Ajo është gjetur nën rrënojat e pallatit e përqafuar me të birin, i cili për fatin e mirë ka shpëtuar dhe gjendet në spital.