Ashtu si shumë futbollistë që kanë pasur një aventurë jashtë vendit në karrierën e tyre ka qenë dhe ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati.

Murati ka luajtur për disa vite me sezone me skuadrën e Paris Saint Germain.Ndërsa së fundmi presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa ndodhet në Francë për një vizitë punë, i ka dorëzuar ish-lojtarit edhe çmimin “Mejshtër i Madh”.

“Sot, në qytetin e klubit të famshëm të futbollit Paris-Saint-Germain, pata kënaqësinë e veçantë t’ i akordoja yllit të futbollit tonë, Edvin Murati titullin: “Mjeshtër i Madh”. Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur, këtë investim të bukur në marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë”. – shkruan Meta në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.