Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë takimit që pritet të zhvillojë në Universitetin e Durrësit është pritur me protesta.

Në vijim të takimeve që do të mbante sot në qytetin e Durrësit, pas atij në port, ministri Lleshaj i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Vangjush Dako, kanë mbërritur në ambientet e kampusit në Spitallë ku e presin studentë, pedagogë, banorë të zonës e struktura drejtuese të Policisë për çështje të mjedisit, decentralizimin si dhe të sigurisë në tërësi.

Por ata u pritën me thirrjet “turp”, “turp”, “turp” sapo mbërritën, nga studentë dhe militantë të PD-së. Pritja me protestë u paralajmërua edhe nga strukturat e PD-së së Durrësit.