Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka parë nga afër procesin e zhvillimit mësimor në disa shkolla në Durrës.

Në një postim në Facebook, ministrja ka theksuar se rregullat duhen zbatuar me vullnet nga të gjithë për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

“Në Durrës për të mbikëqyrur nga afër zbatimin e masave anti-COVID19 dhe ecurinë e procesit mësimor. Rregullat duhen zbatuar me vullnet nga të gjithë, për të ulur impaktin e infeksionit dhe për ta kaluar pa pasoja dramatike këtë sfidë që ka prekur gjithë globin”, shkruan Kushi krahas videos.