“DurrësLajm” sjell nga vendngjarja momentin e shpërthimit me eksploziv të pallatit 6-katësh prapa drejtorisë së Policisë.

Shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar thuajse në të gjithë Durrësin, për të cilin u përdorën 8.5 kg lëndë eksplozive c4 duke hapur në trup të pallatit 350 furnella (vrima).

Pallati nr.1062 në Durrës ku jetonin 36 familje kishte pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, e për këtë u vendos që do të shembej me shpërthim të kontrolluar.

Menjëherë pas shpërthimit, një tymnajë e madhe pluhuri pushtoi lagjen, ndërsa nisi puna nga ana e forcave zjarrfikëse dhe grupit të IKMT-së.

Banorëve iu është premtuar që pallati i ri do të ndërtohet në të njëjtin vend.