E marta ishte një nga ditët më të ftohta të kësaj jave, por situata pritet të ndryshojë në ditët në vijim. Sipas Meteoalb, kthjellimet do të mbizotërojnë deri në fundjavë, por më pas priten reshje, sidomos të dielën. Ndërkohë në zonat malore nuk do të mungojë as bora.

“Vlerat termike gjatë kësaj jave pritet të kenë rritje të lehtë si në vlerat minimale ato maksimale. Gjatë fundjavës pritet të kemi shtim të vranësirave dhe prezencë të reshjeve të shiut gjatë ditës së dielë, ndërsa në zonat malore të kemi reshje dëbore”, bëjnë të ditur meteorologët.