Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq që po bën së fundmi në vend dhe ka shkaktuar problemet e para në disa zona për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Ministria bën me dije se grupi i vlerësimit i Qendrës së Bashkuar Operacionale dhe përfaqësues të drejtorisë operacionale janë në krye të detyrës.

“Nga raportimet dhe vlerësimet, më problematike situata paraqitet: Qarku Dibër dhe Qarku Kukës”– thekson Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë mësohet se mjetet dhe forcat janë në gatishmëri dhe po vijon koordinimi me strukturat e emergjencës në pushtetin vendor.