Moti i mirë është shfrytëzuar nga qytetarët e Durrësit për të bërë xhiron e zakonshme buzë detit, në shëtitoren “Taulantia”.

Me qindra qytetarë ishin dyndur në shëtitore dhe në lokalet buzë detit, ndërkohë që distanca ruhej shumë pak.

Siç shihet edhe nga pamjet filmike që sjell operatori i DurrësLajm, një pjesë e qytetarëve mbajnë maskë, ndërsa të tjerë e mbajnë në mjekër apo se kanë vendosur fare.

Durrësi mbetet një nga qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19, ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, krahasuar me vitin 2019, në vitin 2020, u regjistruan rreth 500 vdekje më shumë në bazë qarku, ku një pjesë dyshohet se janë shkaktuar nga koronavirusi dhe pasojat që virusi i rrezikshëm lë në organizëm.