I ftuar në emisionin "Opinion", analisti Mustafa Nano, nuk është përmbajtur teksa fliste për kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti një person të lodhur.

Nano u shpreh se i vjen turp që Rama është kryeministri i tij, ndërkohë që ka shtuar se i është dukur si i droguar herën e fundit në emision.

"Mua kurrë nuk më ka bindur Rama në mënyrë kaq spektakolare sa këtë herë që ai nuk është për atë punë. Edi Rama është një njeri i lodhur, i demotivuar, nuk ka asnjë motivim për atë punë. Nuk e di pse rri akoma. Takimet e tij janë një show. E pash herën e fundit në studion tënde dhe më ka ardh turp që është kryeministri im. Zihej me të gjithë, ngrinte zërin, lëvizte keq, dukej si i droguar, kishte probleme të rënda."