Ndahet nga jeta një nga themeluesit e okulistikës shqiptare

17/09/2020 - 21:54

Mjeku i shquar shqiptar, Prof. Dr. Gjergji Cepa, një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare eshte ndare nga jeta ne moshen 81-vjeçare. Ai lindi në 1939 në qytetin e Korçës dhe u diplomua mjek okulist në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Leipzigut në Gjermani në vitet 1957, deri në vitin 1963.

Nga viti 1963, deri në vitin 1965, vijoi specializimin në Tiranë dhe më pas u emërua në detyrën e Nen/Drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, që e ushtroi deri në vitin 1974.

Në vitin 1975, Prof.Dr Gjergji Cepa emerohet mjek okulist në Klinikën Speciale dhe po këtë vit shkon për Specializim të mëtejshëm në Kinë.

Në vitin 1979, Prof.Dr Gjergji Cepa vijon specializimin në Austri.

Në vitin 1980, fitoi titullin e lartë “Doktor i Shkencave” dhe për shumë vite ishte Pedagog në Universitetin e Tiranës.

Si një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare, ai botoi mbi 30 libra dhe artikuj të shumtë shkencorë për okulistikën, dhe për kontributet e tij të mëdha në fushën e mjekësisë u nderua me dhjetëra tituj brenda e jashtë vendit.

Botimet e tij janë bërë pjesë edhe të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë dhe Gjermanisë.

Prof.Dr Gjergji Cepa është autor edhe i atlasit angjiografik të syrit.

Nga viti 1992 deri në vitin 2003 ka qenë bashkëkryetar i Shoqatës Oftalmologjike Shqiptare dhe nga viti 2003 deri në vitin 2009 ka qenë kryetar i saj.

Deri në moshën 78-vjeçare, edhe pse në pension, ai ushtroi me pasion e dashuri profesionin e tij si mjek okulist në shërbim të qytetarëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetari shqiptar i emisionit italian, "Le Iene", Taulant Kopliku ka dhënë një lajm të mirë se autoritetet e kampit Roj, në Siri kanë gje

Territori shqiptar këtë të shtunë mbetet në prezencë të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në Ultësirën Perëndimore.

Një tjetër ligjvënës është infektuar me Covid-19.

Ditën e sotme, 30 tetor 2020 ka mbyllur sytë ish-drejtoresha e NISh-Cigares Durrës "Telat Noga", inxhinierja kimiste Ylfete Laçi, 76 vjeç

Zija Alhysa, kryetar i Konfederatës së Sindikatave në Durrës në një lidhje online në ABC News, denoncoi përsëri mungesën e tamponëve, në

Edi Rama ka autorizuar Klodian Zoton për trajtimin e inerteve të objekteve të shembura nga tërmeti në Durrës.

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-elektriçisti i spitalit të Durrësit Bilal Luku.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, për të lejuar që javën e parë të nisjes së

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në s

Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.9 ballë, që preku një sërë qytetesh turke.