Një 27-vjeçare nga lagjja “Donika Kastrioti” i qytetit të Beratit ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” nga COVID-19.

Bëhet me dije se  Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital. Mediat njoftojnë gjithashtu se 27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, priste të martohej së shpejti, por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja.