Prej disa muajsh në Kodër Vilën e Durrësit kanë nisur punimet nga firma zbatuese për kompleksin e katër pallateve 5 katëshe.

Mjetet e tonazhit të rëndë, kanë shkaktuar dëmtime në banesat e banorëve të kësaj zone, të cilët kanë kundërshtuar ndërtimet prej kohësh.

Në videon që paraqet “DurrësLajm”, në banesën private në lagjen nr.1, është shembur suvaja e tavanit duke shkaktuar dëme por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe sipas familjarëve është shkaktuar si pasojë e punimeve nga firma.

Prishja e kurorës së gjelbër të qyteti bregdetar ka bërë që qytetarët të ngrihen edhe në protesta, madje çështja po ndiqet edhe në rrugë ligjore.

Mësohet se sot ishte seanca e radhës në gjykatë, e cila u shty për në datën 23 tetor.