Ndërtimi i ujësjellësit të ri drejt fundit, së shpejti Durrësi 3 herë më shumë ujë

19/09/2018 - 14:02

Punimet për ndërtimin e ujësjellësin e ri të Durrësit po shkojnë drejt fundit, ndërkohë që pas disa muajsh qyteti bregdetar do të ketë tre herë më shumë ujë sesa mer aktualisht. Ndërtimi i linjës së transmetimit prej 60 km nga puset deri në Durrës, ka përfunduar në pjesën me të madhe, ndërkohqë që kanë përfunduar ndërtimi i puseve, stacionit të pompave, si dhe dy faza të testimit të linjës.

Artan Cahani, supervisor i kompanisë Dorsch International Consultans, e cila ndjek ecurinë e punimeve, shprehet se ka përfunduar së ndërtuari 40 km linjë me tubacion të cilësisë së lartë, i cili ka jetëgjatësi dhe garanton furnizimin me ujë të pijshëm sipas parametrave evropiane.

Tenderi për zbatimin e këtij projekti është fituar nga firma gjermane PWT, ndërkohë që firma kontraktore ka kryer edhe punime dhe vepra arti për kalimin e tubacionit sipër lumenjve apo ndërtimin e mikrotuneleve për kalimet e autostradës.

Drejtori i degës teknike pranë Ujësjellës Kanalizime Durrës, Lorenc Facja shprehet se ujësjellësi i ri do të jetë vetëm për të furnizuar me ujë qytetin e Durrësit dhe prurjet e tij do të jenë afro 630 litra ujë në sekondë, sasi kjo tre herë më e madhe sesa furnizimi aktual.

Mënyra se si është konceptuar mbërritja e ujit nga puset deri në Durrës është e tillë: Nga 7 puset që janë hapur me prurje 105 litra në sekondë secili, njëri do të jetë rezervë. Ata do e dërgojnë ujin 10 km larg, pranë hidrovorit në fshatin Adriatik të Kurbinit, ku gjendet stacioni i pompave dhe depoja me kapacitet 1400 m3. Nga këtu uji pompohet me anë të 6 pompave (nga 8 në total) drejt depos së Bizës e cila ka kapcitet 700 m3 dhe gjendet në një distancë prej 14.5 km larg nga stacioni i pompave dhe lartësi 186 m mbi nivelin e detit. Nga kjo depo uji do të mbërrijë me rrjedhje të lirë në Durrës në një gjatësi prej 36 km.

Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri kanë nisur në muajin shkurt të vitit 2016, pas nënshkrimit të marrëveshjes për dhënien e kredisë në shumën 31.6 milion euro  midis bashkisë Durrës dhe Bankës Botërore.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Krimet e Rënda kanë marrë edhe 400 disqe me biseda të regjistruara ndaj personave që po hetohen në kuadër të dosjes 339.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shpjeguar se pse ka vizituar pa njoftuar më parë Drejtorinë e Transportit Rrugor në Durrë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur qytetarë shqiptarë në SHBA, të cilët janë ngritur në një protestë me moton “Rama ik”, në mb

Një kamion është përmbysur në afërsi të urës së Matit. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka firmosur urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për vizi

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në juglindje dhe në veri të vendit.

Gara për ajrin është ashpërsuar në vitin 2018. Italia vijon të dominojë më shumë se gjysmën e tregut.

Erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin elektrik e për pasojë disa zona të Fushë-Krujës janë pa energji elektrike.

Situata politike, në të  cilën është futur vendi, duket se ka shqetësuar edhe Parlamentin Europian. Vendimi i opozitës për të  djegur man

Surprizat e motit kanë gëzuar durrsakët, që mëngjesin e sotëm janë zgjuar me reshje bore.