Protesta e sotme e opozitës së bashkuar solli 16 të lënduar, mes tyre protestues, efektivë të policisë por edhe gazetarë, e ndërsa po ashtu u shënuan edhe dëme materiale në godinën e kryeministrisë dhe në afërsi të saj.

Pas 5 orësh, protesta u mbyll ndërsa është njoftuar se mbledhja e rrudhës, që sipas opozitës do të jetë edhe më e madhe se kjo e sotmja, do të mbahen ditën e enjte.

Ndërkohë, në këto foto të mëposhtme, të shkrepura nga LSA, ju mund të shihni gjithë çfarë nuk mundët ta shquani me sy të lirë apo në media…