Pas më shumë se 24 orësh që kishte ngecur pranë Sfinksit, deti ka nxjerrë mesditën e sotme në breg velierën “Tiara”.

Veliera që mbante në bord 3 turq dhe 1 amerikan, ngeci mëngjesin e së mërkurës në zonën e Currilave, në afërsi të Sfinksit, për shkak të motit të keq me det të trazuar.

Katër personat kanë arritur të dalin vetë deri në breg shëndoshë e mirë, ndërsa veliera qëndroi në det për shkak se nuk ishte e mundur ndërhyrja për ta nxjerrë në breg prej motit të keq me erë të fortë.

Veliera “Tiara” vinte nga Mali i Zi dhe kishte për destinacion Turqinë.