Nis ndërtimi i pallateve të para në Durrës, kryebashkiakja Sako tregon detajet e procesit të rindërtimit (VIDEO)

26/10/2020 - 11:50

Në Durrës ka nisur puna për ndërtimin e pallateve të cilat u shembën me eksploziv nga IKMT pasi kishin pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019. Themelet e para të pallatit të parë i përkasin objektit 6-katesh në lagjjen nr. 7, prapa ish-godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë.

Kryetarja e bashkisë së Durrës Emirjana Sako, deklaron se janë dy pallate që do hedhin të parat themelet, ndërsa ndërtursve ju është kërkuar që punimet të zhvillohen në minimumin kohor duke respektuar prosesin e ndertimit.

Paralelisht bashkia ka nënshkruar kontratat e dhënies së granteve me 9 mijë familje që përfitojnë grantet e rikonstruksionit të banesave dhe për rikonstruksion të ambienteve të përbashkëta si shkallë, mure ashensorësh, fasada në 500 pallate nga zonat e brendshme e qytetit deri në plazh.

Në lidhje me grantin për rikonstruksion kryebashkiakja Sako deklaroi se janë dhënë deri tani 100 mijë lekë të rinj për 1700 familje, 250 mijë lekë të rinj për 3400 familje dhe 500 mijë lekë të rinj për 3800 familje të Durrësit.

Por janë 900 familje të cilat ende nuk kanë një zgjidhje. Bëhet fjalë për pallatet e klasifikuara DS4. Këto objekte kryesisht pallate të ndërtuara vitet e fundit, janë të dëmtuar ndërsa banoret e tyre protestojnë vazhdimisht duke kërkuar prishje të objekteve. Kryebashkiakja thotë se ky është një proces shumë kompleks, pasi ndërhyrjet janë specifike për çdo objekt.

Ndërkohë, në zonat ruarale kryesisht në Ishëm e Manzë, dy zonat ky banorët flejnë në çadra ka nisur edhe ndërtimi i 500 banesave nga 900 të tilla. Afati i ndërtimit është 4 muaj. Riparimi i banesave nga familjet që kanë përfituar nga granti për rikonstruksion si dhe riparimi i ambienteve të përbashkëta të pallateve nga ana e shtetit janë një hap i madh drejt kthimit në normalitet të mijëra familjeve që janë dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijojnë të jenë në nivele të ulëta infektimet nga Covid-19 në vendin tonë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ne fshatin Lukovë të Sarandës ku është gjetur një person i pajetë.

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter është regjistruar në Greqi mesditën e sotme dhe është ndjerë në jug të vendit tonë.

Partitë Popullore Evropiane, kanë qenë të parat që kanë uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 19-vjeçarin Jehon Breçani, i cili aksidentoi një 24-vjeçare pak ditë më p

Tregtarët ambulantë kanë protestuar sërish këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit për lejimin e ushtrimit të aktivitetit të tyre në zonën

Pas protestës së maturantëve Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka reaguar përmes një video-mesazhi.

Një operacion i rrallë është kryer të dielën që lamë pas në Qendrën Spitale Universitare Nënë Tereza.

Gjatë raportit në Kuvend, kryeprokurori Olsian Çela është pyetur nga deputeti Adriatik Alimadhi lidhur me dosjet e pezulluara, duke përme

Nga Greqia janë nisur 20 mijë vaksina AstraZeneca kundër COVID-19, dhuratë nga shteti grek e paraljmëruar më herët.