Nis shembja e një godine 2 katëshe në lagjen nr.14, në Durrës. Mjetet e rënda të IMT-së kanë nisur prishjen e shtëpisë së familjes Kola, e përbërë prej 4 anëtarësh.

Që nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, shtëpia ishte bërë e pabanueshme dhe autoritetet vendosën për shembjen e saj, pasi kishte pësuar dëmtime në strukturë.

Në komunikimin e fundit me median, zv/ministrja e brendshme, Rovena Voda, deklaroi se paraprakisht janë 70 objekte që do të shemben në Durrës, ndërsa 406 janë të pabanueshme.