Dalina Bucaj do të jetë drejtoresha e re e Tatimeve në Durrës. 3 javë nga zhvillimi i intervistës me shkrim dhe me gojë, Departamenti i Administratës Publike ka publikuar online fituesin e konkursit.

Dalina Bucaj ka dalë fituese kundrejt 3 kandidatëve meshkuj Gentjan Gazidedja, Ilir Lleshi dhe Qerim Lazaj.

Bucaj ka mbajtur deri tani postin e Drejtoreshës së Përgjithshme Ligjore, Arsim Kulturë dhe Burime Njerëzore, në bashkinë e Durrësit. Ajo ka punuar që nga viti 2005 në institucionin e qeverisjes vendore, ku ka ushtruar detyra të ndryshme si audituese e brendshme, juriste e Zyrës së Legalizimeve dhe më pas Drejtoreshë Ligjore.