Dega e OMONIA-s në Himarë ka reaguar për projektligji për përfundimin e procesit të regjistrimit të pasurisë dhe dhënien e titullve të pronësisë që pritet të paraqitet për miratim në fillim të muajit mars.

Sipas OMONIA-s, “Projekt – ligji kërkon të perkufizojë sa më shumë tokë private në mënyrë që shteti të zotërojë pjesën më të madhe të saj, ndërsa dihet që shteti në Himare para vitit 1945 nuk kishte as edhe një centimetër tokë”.

Më tej në deklaratën e tyre thuhet se “Ata që pajtohen me formën që po merr ky projekt – ligj , duket se po nuk i shërbejnë interesave të Himarës dhe veçanërisht atyre që jetojnë në tokën e tyre stërgjyshërore.

Në bazë të atyre sa më sipër, nënshkruesit deklarojmë kundërshtimin tonë të plotë nëprojekt – ligjin në fjalë, i cili është hartuar pa marrë parasysh opinionin e pronarëve vendas. Prandaj i bëjmë thirrje udhëheqjes politike të Shqipërisë dhe të shoqërisë civile, të na mbrojë nga tentativat e shpronësimit të pronës sonë, e cila është mjeti ynë kryesor për të mbijetuar. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Greqisë dhe organizatave ndërkombëtare, të qëndrojnë me ne në këtë kërkesë të drejtë”.

Deklarata e plotë

Siç jemi informuar, në fillim të Marsit do të paraqitet për miratim projektligji për përfundimin e procesit të regjistrimit të pasurisë dhe dhënien e titullve të pronësisë pa konsultimin e nevojshëm publik me grupe te prekura të pronësisë dhe shoqërinë civile.
Pas studimit të project – ligjit me kontributin e ekspertëve të shquar juridikë, përfundimet e mëposhtme mund të nxirren për rajonin e Himarës:

• Projekt – ligji nuk zgjidh asnjë problem, përkundrazi shton probleme të reja.
• Procedura për regjistrimin, shpërndarjen e pronave dhe legalizimin e pasurisë është marramendëse dhe rezultati do të jet i tillë që askush të mos mundetta përfundojë atë.
• Projekt – ligji kërkon të perkufizojë sa më shumë tokë private në mënyrë që shteti të zotërojë pjesën më të madhe të saj, ndërsa dihet që shteti në Himare para vitit 1945 nuk kishte as edhe një centimetër tokë.
• Projekt – ligji i referohet vetëm tokës bujqësore dhe siç konfirmon Banka Botërore, në Himarë ajo përbën vetëm 17 – 25% të tokës totale. Rreth 75% e tokëssë mbetur është lënë jashtë dhe qëlimi është i panjohur.
• Projekt – ligji nuk përfundon titujt e pasurive të pa regjistruara. Përkundrazi, ai i vendos ato në një proces të zgjatur dhe “ngrin” kërkesa të depozituara dhe jo si titujt të pasurive të formës së prerë, pasi lejon Regjistrin e Tokës të ngrit pengesa të shumta për ligjshmërinë e titujve të pronave ose për aplikimin e titujve të tokave.
• Më në fund, projektligji lejon krijimin e shërbimit nëpërmjet rushfeteve të interesave lokale mbi aftësinë e Zyrës së Manaxhimit të “rregullojë” madhësinë e tokës private në bazë të hartave kadastrale të hartuara nga vetë Zyra.
• Nxjerr pushtetin vendor nga ekuacioni, pasi heq të gjitha fuqitë e tij, duke i hapur kështu rrugë drejtimit të pakontrolluar të pronës sonë direkt nga shteti.

Në përgjithësi, projekt – ligji përcakton bazat për shpronësimin de – fakto të tokës, pasi nuk siguron që titujt e paregjistruara nuk do të shpërndahen nga agjensitë qeveritare tek “investitorët” ose tek palët e treta, duke i lënë pronarët të pamerituar dhe me shpresën e kompensimit nënjë të ardhme të largët.

Pasi të miratohet ky ligj, në kombinim me ligjin për investitorët strategjikë, super fondin dhe shpronësimet, ai do të jetë fundi i popullit të Himarës, duke përfunduar kështu planin për grabitjen e pasurive tona.
Ata që pajtohen me formën që po merr ky projekt – ligj , duket se po nuk i shërbejnë interesave të Himarës dhe veçanërisht atyre që jetojnë në tokën e tyre stërgjyshërore.

Në bazë të atyre sa më sipër, nënshkruesit deklarojmë kundërshtimin tonë të plotë në projekt – ligjin në fjalë, i cili është hartuar pa marrë parasysh opinionin e pronarëve vendas. Prandaj i bëjmë thirrje udhëheqjes politike të Shqipërisë dhe të shoqërisë civile, të na mbrojë nga tentativat e shpronësimit të pronës sonë, e cila është mjeti ynë kryesor për të mbijetuar. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Greqisë dhe organizatave ndërkombëtare, të qëndrojnë me ne në këtë kërkesë të drejtë.

Së fundit, pasi nuk do të rrimë duarkryq,i bëjmë thirrje popullit të Himarës, nga Palasa e deri në Nivicë, të qëndrojë pranë nesh në mobilizime të ardhshme, në mënyrë që të kundërshtojmë veprimet e qeverisë dhe ti rezistojmë operacionit të vjedhjes së pasurisë të gjyshërve tanë.

OMONOIA Dega Himare
Bashkimi Himariot ne Greqi «ΗΧΕΙΜΑΡΡΑ»
Bashkimi Himariot ne Neë York «ΣπύροςΣπυρομήλιος»
Federata e Vorioepiroteve te Amerikes (NEFA)
Vellazeria e Dherminjasve «ΗΜεγάληχώρα»
Shoqata e Vorioepiroteve ne Samos «ΆγιοςΒασίλειος»
Vellazeria e Lukoves «ΌσιοςΝήφων»
P.B.D.Nj. Himare
Partia Republikane Hmare
ShoqataeBisneseve te Himara
Shoqata e Pronareve te Bregdetit Palase – Nivice «Οδύσσεια»
Bashkimi Himariot Tirane
Shoqata Himara e Himarioteve