Një operacion i madh policor po zhvillohet në këto momente në qytetin e Elbasanit. Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga Renea kanë rrethuar zonën te bashkia si dhe rrugicat nga sporti vjetër, shkruan “infoelbasani”.

Policia e Elbasanit ka vijuar kontrollet dhe ka rrethuar disa godina. Paraprakisht dyshohet se ky aksion policor ka lidhje me ngjarjen ne Xibrakë, ku pati të shtëna me armë zjarri.