Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, paraditen e sotme do të zhvillohet një takim mes ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe krerëve të partive opozitare parlamentare.

Top Channel raporton se takimi do të nisë në orën 10:00, me të pranishëm Myslim Murrizin, Edmond Stojkun dhe Nimet Musain.

Po kështu mësohet se sot, në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik, pas dakordësisë për administratën zgjedhore .