OSHEE njofton se të gjithë shqiptarët mund të paguajnë online faturën e dritave dhe po ashtu thotë se pagesa mund të bëhet edhe në sportelet e kompanisë nga ora 07:00 deri në 13:00.

Në njoftim saktësohen edhe adresat ku mund të bëhet pagesa online.

Postimi i OSHEE:

Pagesa e faturës mund të bëhet online përmes 

Web oshee.al

Aplikacioneve bankare

e-albania

Mjafton të regjistroheni duke futur të dhënat e sakta që kërkohen

Gjithashtu, sportelet tona janë hapur çdo ditë 07:00 – 13:00

Mund të përdorni edhe sportelet e postës, bankave dhe transferimit të parave