Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, ka deklaruar të hapur garën për kreun e 11 drejtorive rajonale në vend.

Duke folur për mediat, Çela u shpreh se sfida e kompanisë është shndërrimi i saj në një korporatë të vërtetë, sipas standardeve bashkëkohore, dhe kjo reformë, e diktuar dhe nga ligji për ndarjen e saj, duhet të prekë edhe burimet njerëzore, që është aseti më i rëndësishëm i çdo institucioni.

Vendet vakante, pozicionet janë: “Drejtor Rajonal” përkatësisht në:

1.      Drejtoria Rajonale Tiranë

2.      Drejtoria Rajonale Durrës

3.      Drejtoria Rajonale Elbasan

4.      Drejtoria Rajonale Gjirokastër

5.      Drejtoria Rajonale Korçë

6.      Drejtoria Rajonale Shkodër

7.      Drejtoria Rajonale Fier

8.      Drejtoria Rajonale Berat

9.      Drejtoria Rajonale Burrel

10.    Njësia Kukës

11.    Njësia Vlorë

“Është shumë e rëndësishme paraqitja e dokumenteve të kërkuar, si dhe përshkrimi i CV, pasi kanë peshë në vlerësimin e kandidatëve. Afati i i fundit dorëzimit të aplikimeve: 06 nëntor 2017. Komisioni i vlerësimit përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfshi edhe ata akademik të fushës”, deklaroi Blerta Isa, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Gjithashtu, Çela prezantoi risinë novatore: Platforma online e Punësimit!

Aplikimi për punë dhe testimi do të kryhen online, ku si hap i parë është regjistrimi dhe plotësimi i të dhënave të kandidatit, duke dërguar edhe CV, etj.

Të përzgjedhur do të njoftohen përmes e-mail-it, për datën, orën dhe vendin e testimit (me shkrim) online.

Sqarohet se, çdo konkurrent, i cili ka aplikuar paraprakisht në portalin e punësimit tek OSHEE dhe që plotëson kriteret për t'u testuar, do të thërritet për testim në ambientet e OSHEE së bashku me kandidatë të tjerë, të cilët kanë aplikuar për të njëjtin pozicion pune.

Rezultati i testimit jepet në çast, si dhe renditja e kandidatëve!

Pozicionet dhe fushat janë të ndryshme, dhe çdokush mund të klikojë:

–        Specialist (ekonomist, jurist, burime njerëzore, IT, prokurime, logjistika, Transporti, Shitjesh, Kujdesi ndaj Klientit)

– Teknik të mesëm (elektricist mirëmbajtje, operimi, mbledhje debie, operator n/st, lexues).

Për të interesuarit, klikoni www.oshee.al/punesimi/