Një pallat 6-katësh do të shembet këtë të martë në zonën e Plazhit, proces i cili do të bëhet me shpërthim të telekomanduar me tritol.

Godina 6-katëshe e ndodhur në stacionin pranë Rrotës së Kuqe, në pronësi të shtetasit Durim Bodlli, u shpall e pabanueshme si pasojë e goditjes nga tërmeti shkatërrimtar.

Më poshtë gjeni të plotë listën paraprake me objektet e prishura, ato në proces dhe në ato që do të kryhet shembja e komanduar.

Ndërkohë, në ditët në vijim, nga inspektimet në terren, lista mund të shtohet me objekte të reja.