Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zhvilloi sot një takim me banorët e Plazhit në Durrës, të cilët kanë mbetur të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Salianji tha se shteti duhet të kishte solidaritet me njerëzit, por Edi Rama po bën show me banorët. Gjatë takimit me banorët e një pallati, ish-deputeti tha se nuk po verifikohet nga inspektorët, dhe nesër do të kemi mundësi për ta rindërtuar.

Banorët i thanë Salianjit se janë larguar nga banesat, dhe se ata jetojnë tek të afërmit, për shkak se apartamentet janë të pabanueshme. Madje ata thonë se nuk kanë marrë as bonusin e qirasë nga bashkia e Durrësit.

Banorët kanë filluar t’i rikonstruktojnë vetë banesat e tyre. Deri tani bashkia e Durrësit ka miratuar bonuset e qirasë për 1310 familje, ndërsa pritet që numri të shkojë në 2500 familje.