Detaje të reja zbardhen nga vrasja e sotme në Durrës, ku mbeti viktimë Jetmir Bregu.

Mësohet se ai është vrarë me breshëri arme, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme.

Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike (lagjja nr.16), autorët janë larguar nëpër errësirë teksa Policia po bën krehjen e zonës.

Nga ana tjetër ka pasur disa dëshmitarë okularë të cilët janë shoqëruar menjëherë në Polici, dhe nuk janë të paktë në numër.

Mësohet se së fundmi 32-vjeçari e kishte ndërruar emrin në Ilir Kuçi. Ai ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

Nuk ka të dhëna rreth autorit/ëve të vrasjes. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllimin identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

Në videon e mëposhtme, “DurrësLajm” sjell pamje nga vendi i ngjarjes.