Këto janë pamjet nga vendi ku u gjet një sasi tritoli, që i ishte vendosur makinës së drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi.

Sipas të dhënave të para, është gjetur një bidon plastik gjysmë litërsh me një sasi të dyshuar tritoli, në vendparkimin e automjetit të drejtorit Dyrmishi, të ndodhur në lagjen nr.4, afër stacionit të trenit.

Fatmirësisht, Dyrmishi ka pikasur lëndën plasëse para se të hipte në makinë, duke shmangur pasojat.

Lënda plasëse (pëlhurë) ishte futur në një bidon dhe ishte e lidhur me një telekomandë, ndërkohë që ngelet e paqartë nëse ka qenë e fiksuar në mjet.

Aktualisht policia dhe ekspertët ndodhet në vendin e ngjarjes, ku do të përcaktohet edhe se çfarë lënde ka pasur në bidon. Po ashtu pronari i mjetit do të merret në pyetje nga policia, për të hedhur kështu më shumë dritë mbi ngjarjen.

Dyrmishi, prej një viti mban postin e Drejtorit ë Hekurudhave, ndërkohë që më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të zyrës së Pasurive të Paluajtshme (Hipoteka Durrës).